Kosova-Hackers-Boy E Dielle, 2024-04-28, 7:36 AM
Welcome Guest | RSS
Site menu

Tag Board

Our poll
Qka do te deshironit nga ne me se shumti ?
Total of answers: 33

Statistics

Total Në Linjë: 1
Mysafirë: 1
Përdorues: 0

Main » 2009 » Shkurt » 20 » Google shuan një numër të madh shërbimesh
Google shuan një numër të madh shërbimesh
5:32 PM
Nga gjiganti i internetit Google jemi mësuar në paraqitjen të pareshtur të shërbimeve të reja, mirëpo këtyre ditëve Google e ka bërë pikërisht të kundërtën: ka shuar disa shërbime të cilat nuk kanë treguar perspektivë. 
Shërbimet të cilat janë shuar apo është paralajmëruar shuarja e tyre janë Jaiku, Google Notebook, Dodgeball dhe Google Video.
Shuarja e Google Videos nuk është edhe ndonjë befasi, kur merret parasysh që Google e ka blerë shërbimin YouTube i cili ofron po të njëjtën gjë: shkëmbimin e dosjeve video. Prej sot Google Video më nuk do të pranojë video materiale të reja, derisa arkiva do të mbetet aktive edhe për një kohë.
Google Notebook është një shtojcë për shfletuesin Firefox e cila u mundëson shkrimin e rikujtuesve (reminders) që lidhen me ndonjë faqe, mirëpo qartazi shfrytëzuesit nuk e kanë përdorë sa duhet, prandaj Google ka vendosur ta shuaj.
Dodgeball është shërbim për porosi të çastit i ngjashëm me atë Twitter, derisa shuarja e tij zyrtare ka qenë vetëm çështje kohe sepse qëmoti ka qenë e njohur se nuk ka gjë prej tij.
Pjesërisht është kjo dhe për këtë Google e kishte blerë shërbimin Jaiku, një klon i Twitter i cili po ashtu mundëson përpunimin e një mikroblogu shumë të thjeshtë në të cilin artikujt e ri janë të kufizuar në 140 karaktere, dhe ata mund t’i dërgoni me anë të porosisë SMS. Ajo çka është më e çuditshme fakti se as Jaiku nuk do të zhvillohet tutje. Megjithatë, nuk bëhet fjalë për shuarjen e plotë, Google sigurisht do ta ofrojë si shërbim për përpunimin e mikroblogut të vet të personalizuar.

Views: 999 | Added by: edy | Rating: 0.0/0 |
Total comments: 0
Only registered users can add comments.
[ Registration | Login ]
Login form

Search

Calendar
«  Shkurt 2009  »
E diE hëE maE meE enjE prE sht
1234567
891011121314
15161718192021
22232425262728

Entries archive

Site friends
  • Create your own site

  • Copyright MyCorp © 2024