Main » 2009 » Mars » 6 » Windows 7 mundet pa Internet Explorer?
Windows 7 mundet pa Internet Explorer?
9:32 PM
Testet më të fundit të Windows 7 gjoja kanë mundësinë e shkyçjes së Internet Explorer 8 me anë të kornizës së dialogëve Windows Features. Sipas pohimeve të testuesve të cilët i kanë përdorur versionet eksperimentale të Windows 7, siç është ai 7048, Internet Explorer i është shtuar funksioneve të shumta të Windows të cilat mund të shkyçen me anë të dialogut Windows Features. I njëjti dialog ekziston në versionin eksperimental publik të Windows 7, mirëpo Internet Explorer nuk është në listën e funksioneve.
Supozohet se falë kësaj mundësie Microsoft dëshiron të përmbushë kërkesat e Komisionit Evropian i cili kërkon mundësinë e shitjes së sistemeve operative Windows pa Internet Explorer të integruar në to __________________