Kosova-Hackers-Boy E Premte, 2024-04-19, 9:18 PM
Welcome Guest | RSS
Site menu

Tag Board

Our poll
Qka do te deshironit nga ne me se shumti ?
Total of answers: 33

Statistics

Total Në Linjë: 1
Mysafirë: 1
Përdorues: 0

Main » 2009 » Mars » 14
Para disa vitesh Apple ka qenë para falimentimit, mirëpo sot kompjuterët e saj janë duke marrë çdo ditë e më shumë pjesë të tregut. Si rrjedhojë e kësaj, kompania Logitech ka paraqitur kamerën e saj të uebit e cila është dedikuar për përdorim nga kompjuterët Mac.Logitech QuickCam Pro Vision për Mac mund t’i falënderohet auto-fokusit dhe optikës së kompanisë me renome Carl Zeiss, si dhe kompatibilitetit me aplikacionet iChat e Skype.Falë auto-fokusit, fotografia do të jetë e pastër edhe në largësi prej vetëm dhjetë centimetrash, derisa auto-fokusi do të rregullojë çiltërsinë për më pak se tre sekonda.Sensori i integruar ka dy megapikselë, e teknologjia RightLight 2 kamerës i mundëson përshtatje automatike në situatat ku ka dritë të pamjaftueshme apo të dobët.
Views: 13394 | Added by: edy | Date: 2009-03-14 | Comments (0)

iPod-i i zakonshëm ju duket tepër i lirë, e në të njëjtën kohë iu shkon në nerva që hajnat e rrugës assesi të mos ju zgjedhin ju për t’iu plaçkitur? Krejt këto mund të zgjidhen me blerjen e iPod-it të dekoruar me ar 24 apo 18 karatësh.
Pra, sa i përket funksioneve, bëhet fjalë për një iPod Nano krejtësisht normal, respektivisht Touch – dallimi është vetëm në çmim, sepse për një Nano të artë do të duhet të ndani 644, e për Touch 823 dollarë.
Ata mund të blihen në dyqanin online GoldStriker, i cili ka specializuar për ‘përpunimet’ e arta të pajisjeve të popullarizuara. Ajo që ju rekomandojmë është që pajisjen tuaj të mos ia tregoni gjithkujt.
Views: 2193 | Added by: edy | Date: 2009-03-14 | Comments (0)

Seria e re e Sharp e LCD HD televizorëve e emëruar Aquos DX do të jetë e para e cila do të ketë të integruar player-in Blu-ray.Edhe pse rrallë kush prej nesh e ndjen se Blu-ray është bërë standard për riprodhimin e video materialeve, kjo në botë megjithatë ka ndodhur. Si dëshmi për këtë janë edhe televizorët e ri LCD nga kompania Sharp - Aquos DX, të cilët në masë të madhe kanë Blu-ray player të integruar në të.
Në këtë seri do të gjenden pajisjet me diagonale të ekranit prej 26, 32, 37, 42, 46 e 52 inçësh, derisa të gjithë do të kanë i HDTV tuner si dhe zmadhues nën ekran, mirëpo vetëm modelet prej 37 inçësh e lartë do të kanë rezolucion të plotë HD (high definition), gjersa dy modelet më të dobëta do të kanë rezolucion HD ready prej 1.366 x 768 pikselash. E mos të harrojmë se, në stilin tanimë standard të kompanisë Sharp, që të gjithë janë jashtëzakonisht të hollë.Çmimet do të dallojnë nga 1.963 për modelin më të lirë deri në 4.909 dollar ... Lexo më shumë »
Views: 2236 | Added by: edy | Date: 2009-03-14 | Comments (0)

 
Lenovo ka paraqitur laptopin me dy ekrane LCD, që është një gjë e rrallë në botë kur bëhet fjalë për laptopët.
Qëkur ka marrë përsipër prodhimin e kompjuterëve nga IBM, Lenovo markën tregtare ThinkPad e ka zgjeruar në të gjitha llojet e mundshme të laptopëve, derisa IBM në formë konzervative mbahej vetëm për laptopët afarist. Shembuj të zgjerimit të përmendur janë konkurrenti super i lehtë ndaj atij Air të kompanisë Apple, modeli X300 si dhe një seri jashtëzakonisht e fuqishme e kompjuterëve W700. Pikërisht me këta kompjuterë W700 Lenovo ka vendosur të shkojë deri në fund; bëhet fjalë për laptopin me dy ekrane.Është e njohur që profesionistët, e veçanërisht ata që merren me grafikë, shpesh përdorin dy ekrane gjatë punës me kompjuter. Ekrani sekondar kryesisht shërben për mbajtjen e mjeteve të punës, derisa ai primar është sipërfaqe e punës.
Pikërisht një sistem të tillë ofron ThinkPad W700ds. Ekrani sekond ... Lexo më shumë »
Views: 2004 | Added by: edy | Date: 2009-03-14 | Comments (0)

Lenovo sot ka paraqitur desktopin IdeaCentre A600. Një kompjuter jashtëzakonisht interesant i vendosur në një vend, i cili sipas dizajnit dhe konfiguracionit ka vënë në shënjestër adhuruesit e filmave dhe multimedias.
Kompjuteri përmban ekranin e integruar 21.5 inçësh LCD me rezolucion të plotë high definition (1.920 x 1.080 piksela), derisa kënaqësinë e plotëson edhe më shumë sistemi i zmadhuesve me woofer dhe certifikatën Dolby Home Theatre si dhe teledirigjuesi me sensor të lëvizjeve i cili mund të shërbejë edhe si kontrollues për lojëra.
Shfrytëzuesit mund të zgjedhin në mes ofertës më të gjerë të procesorëve Core 2 Duo, deri në 4 GB memorie DDR3, deri në një terabajt hapësirë për të dhëna si dhe grafikës ATI Radeon. Si opsion ekziston edhe Blu-ray, që sigurisht do të jetë përzgjedhje standarde e shumicës së përdoruesve, si dhe lidhja pa tela për internet.
Shitja e tij fillon në muajin prill, derisa çmimi është prej 999 dollarë ... Lexo më shumë »
Views: 2030 | Added by: edy | Date: 2009-03-14 | Comments (0)

Login form

Search

Calendar
«  Mars 2009  »
E diE hëE maE meE enjE prE sht
1234567
891011121314
15161718192021
22232425262728
293031

Entries archive

Site friends
  • Create your own site

  • Copyright MyCorp © 2024