Kosova-Hackers-Boy E Mërkure, 2024-04-24, 1:45 PM
Welcome Guest | RSS
Site menu

Tag Board

Our poll
Qka do te deshironit nga ne me se shumti ?
Total of answers: 33

Statistics

Total Në Linjë: 1
Mysafirë: 1
Përdorues: 0

Main » Arkiva e lajmeve:
Views: 1577 | Added by: khb | Date: 2009-03-05 | Comments (0)

Kompania Google është në rrugë të mbarë për të respektuar afatet për lëshimin e shfletuesit të vet Chrome për platformat Linux e Mac OS X deri në fund të muajit qershor të këtij viti.
Google me nguti është duke punuar në lansimin e shfletuesit të vet, Chrome, edhe për platforma tjera pos asaj Windows.
Këtu sigurisht gjenden edhe sistemet operative Linux e Mac OS X. E dyta tanimë është në proces të skicimit të sistemit i cili mundëson paraqitjen e më shumë tab-ave në të njëjtën kohë, që është një nga karakteristikat e rëndësishme të shfletuesit Chrome i cili secilin tab e hapë si proces të veçantë.
Ekipi zhvillues pranon se konvertimi i këtij shfletuesi për platforma tjera nuk është aspak i lehtë.
Është shumë e vështirë të integrohen të gjitha karakteristikat dhe paraqitjen e njëjtë për përdorues në sisteme të ndryshme operative. Kjo vlen veçanërisht për Linux për shkak të shumë nën-varianteve, kështu që për këtë ... Lexo më shumë »
Views: 1178 | Added by: edy | Date: 2009-02-20 | Comments (0)

Tregu në rritje i kompjuterëve netbook, laptopëve të lehtë miniatural, është më i pasur edhe për një pjesëmarrës të familjes së kompanisë Acer - Aspire One.
Acer Aspire One deri më tani ka qenë i pranishëm në shumë variante, mirëpo të gjitha pajisjet kanë përmbajtur ekran prej nëntë inçësh. Acer megjithatë tani ka vendosur që këtë vocërrak ta rris në dhjetë inç.
Ajo që do të gëzojë shumë përdorues është e dhëna se çmimi i modelit Aspire One AOD150, me ekran prej 10 inçësh do të jetë e njëjtë me modelet e mëhershme, prej 350 dollarësh amerikanë e më lartë.
Prej tjerave theksojmë se Aspire One AOD150 përmban procesorin Intel Atom N270 (1.60G Hz, 533 MHz FSB, 512 KB L2 Cache), Windows XP Home SP3, Mobile Intel 945GSE Express Chipset, 1024 MB DDR2 533 MHz SDRAM, Intel Graphics Media Accelerator 950 të integruar, disk të fortë me kapacitet prej 160 GB SATA 5400 RPM, Acer InviLink 802.11b/g Wi-Fi, kamerë uebi, një çift të zma ... Lexo më shumë »

Views: 1378 | Added by: edy | Date: 2009-02-20 | Comments (0)

Verbatim ka zgjeruar ofertën e vet të USB-ve duke i shtuar edhe dy shkopinj me kapacitet prej 32 GB: modelin Executive me shpejtësi të mëdha të leximit dhe shkrimit dhe modelin Mini Swivel me kapak rrotullues.
Duke marrë parasysh se kapaciteti i këtyre pajisjeve është i barabartë me kapacitetin e 45 CD-ve, ato janë ideale për të gjithë përdoruesit të cilët udhëtojnë dhe kanë nevojë që me veti të bart sasi të mëdha të dhënave.
Store 'n' Go Executive dhe Mini Swivel tanimë janë në dispozicion në treg, me çmim prej 81 për modelin e parë dhe 77 eurosh për të dytin.
Versioni D150-1B është i pajisur me baterinë me gjashtë çeli e cila laptopit, sipas vlerësimeve të Acer, do t’i sigurojë deri në shtatë orë të pandërprera punë. Karakteristikat tjera janë identike si tek modeli D150-0B, derisa bateria më e mirë do të rris çmimin për 20 euro, e shitja do të filloj gjatë muajit mars.
Derisa versioni më i pajisur është ai me shenjë ... Lexo më shumë »

Views: 1150 | Added by: edy | Date: 2009-02-20 | Comments (0)

Vërejtja për përdoruesit e kompjuterëve Mac që të instalojnë mbrojtje nga viruset është larguar, derisa Apple pohon se kompjuterët e vet janë të sigurt dhe pa nevojë për mbrojtje kundër viruseve.
Zëdhënësi i Applet, Bill Evans, ka deklaruar se vërejtja është larguar pasi që bëhet fjalë për një artikull të vjetër në bazën e të dhënave i cili gabimisht është rifreskuar dje. Ai ka theksuar se kompjuterët e kompanisë Apple për shkak të sistemit operativ janë të sigurt ashtu siç janë edhe nuk ka kurrfarë nevoje për softuer shtesë antivirus. “Mac OS ka në vete sisteme të integruara të cilat e mbrojnë nga softuerët dashakeq dhe kërcënimeve tjera të sigurisë”, ka vazhduar Evans.

Views: 1136 | Added by: edy | Date: 2009-02-20 | Comments (0)

Dell është kompania të cilës më së miri i shkon për dore perfeksionimi i ideve të huaja, prandaj nuk dyshojmë që netbooku (lexo: laptopi i vogël dhe i lirë) nga ta do të jetë i shkëlqyeshëm.
Sipas informacioneve të fundit ai do të duhej të paraqitej në treg gjatë javës së ardhshme.
Dell Inspiron 910, siç pohon gazeta prestigjioze Wall Street Journal, do të duhej të paraqitej në treg qysh nesër, mirëpo përkundër kësaj specifikat e sakta ende nuk janë të njohura.
Supozohet se çmimi do të jetë më i ulët se 400 dollarë, sistemi operativ do të duhej të ishte Windows apo Linux, derisa ekrani do të duhej të ishte me diagonale prej 8.9 inçësh, gjersa procesori i cili e fut në funksion me gjasë do të jetë Atom nga Intel. Tregu i netbook-ëve tani veçmë është përplot, prandaj nuk do të çuditeshim nëse Dell do të na përgatiste edhe ndonjë befasi në lidhje me këtë model./Dell/

Views: 1597 | Added by: edy | Date: 2009-02-20 | Comments (0)

Sipas të dhënave të analistëve të kompanisë Net Applications, fituesit më të mëdhenj gjatë muajit janar kanë qenë sistemet operative Windows 7 dhe Mac OS.
Rritja e përdoruesve të Windows 7 gjatë muajit të parë të këtij viti është krejt e pritur duke marrë parasysh se Microsoft u ka ofruar përdoruesve sistemin e vet më të ri operativ krejt falas. Në anën tjetër, Mac OS çdo ditë e më shumë po i afrohet kalimit të kufirit prej dhjetë për qind të pjesëmarrjes në treg.
Në raportin e vet “Operating System Market Share” kompania Net Applications pohon se pjesëmarrja e përdoruesve të Mac OS-it gjatë muajit janar është ndalur në kufirin prej 9.93 për qind, derisa kjo shifër gjatë muajit dhjetor të vitit 2008 ka qenë 9.63 për qind.
Megjithatë, shikuar përgjithësisht, Windows-et kanë humbur pjesë të tregjeve dhe pjesëmarrjen e përgjithshme (të të gjitha versioneve) në 88.26 për qind, që ka shënuar rënie nga 88.68 për qind, sa ka ... Lexo më shumë »

Views: 1084 | Added by: edy | Date: 2009-02-20 | Comments (0)

Yahoo është bërë makina e parë e kërkimit e cila ka shkurtuar kohën e ruajtjes së dhënave personale të përdoruesve të cilët bëjnë kërkime dhe shfletojnë internetin.
Të gjitha të dhënat për shfletimin e uebit të cilat ruhen, nga trembëdhjetë muaj sa janë tani do të shkurtohen në gjithsej tre muaj, që është më së paku prej të gjithë makinave të kërkimit.
Google, për shembull, ruan të dhënat për përdoruesit për gjashtë muaj, e po aq gjatë qëndrojnë edhe në bazën e të dhënave të Microsoftit.
Sipas informatave të cilat vijnë nga kompania Yahoo, pas tre muajsh do të fshihen të gjitha informacionet mbi aktivitetet e vizitorëve, kërkimet individuale, informatat mbi fjalëkalimet dhe emrat përdorues.
Ruajtja e të dhënave nëpër faqet e kompanisë Yahoo më gjatë se tre muaj do të ndodhë vetëm atëherë kur të vlerësohet se ekzistojnë mundësi për mashtrim apo rrezikim të sigurisë së përdoruesve. Në atë rast të dhënat do të ruhen për gjashtë muaj rresht. 

Views: 1069 | Added by: edy | Date: 2009-02-20 | Comments (0)

Rrjeti shoqëror online Facebook sërish po thyen të gjitha rekordet. Lajmi më i ri nga tabori i tij pohon se ka thyer kufirin prej 140 milionë shfrytëzuesve në mbarë botën. 
Edhe statistikat tjera që lidhen më këtë rrjet të popullarizuar shoqëror janë bukur mbresëlënëse. Për shembull, çdo ditë në Facebook regjistrohen 600.000 shfrytëzues; shfrytëzuesi mesatar i këtij rrjeti shoqëror ka rreth 100 miq; në tërësi shfrytëzuesit çdo ditë në Facebook kalojnë rreth 2.6 miliardë minuta; çdo muaj shfrytëzuesit ngarkojnë rreth 700 milionë fotografi dhe rreth katër milionë video materiale.
Në të njëjtën kohë, edhe pse në fillim është paraqitur në tokën amerikane, dhe themeluesi i tij, Mark Zuckerberg, shërbimin e kishte përgatitur që nëpërmes tij të mund të lidhen studentët me universitetet e tyre, aktualisht rreth 70 për qind e shfrytëzuesve të tij vijnë prej jashtë kufijve të SHBA-ve.
Sido që të jetë, sipas shifra aktuale, Facebook do të thyej kufirin prej 2 ... Lexo më shumë »
Views: 990 | Added by: edy | Date: 2009-02-20 | Comments (0)

Gjiganti softuerik amerikan Microsoft ka vendosur tu lejojë prodhuesve të kompjuterëve personal, partnerëve të tij, të vazhdojnë të shesin në kompjuterët e tyre të instaluar me sistem operativ Windows XP deri më 30 maj 2009, në vend të 31 janarit, sa ishte përcaktuar më herët. 
Kjo do tu mundësojë partnerëve të Microsoftit, të cilët kanë qenë nën presionin e klientëve që të zgjatet “jeta” e sistemit operativ Windows XP, që pa probleme të vazhdojnë të shesin kompjuterët e tyre me këtë sistem tërë gjysmëvjetorin e parë të vitit 2009.
Derisa laptopët, megjithatë do të mund të shiten me sistemin operativ Windows XP deri në qershorin e vitit 2010.
Dashuria e përdoruesve ndaj Windows XP apo averzioni ndaj Vistas është aq i madh sa që disa janë të gatshëm të ndajnë deri në 150 dollarë, sa për shembull, kompania Dell kërkon për largimin e Vistas dhe instalimin e Windows XP në kompjuterët e tyre të rinj.
Data e lansimit në treg të sistemit të ardhshëm oper ... Lexo më shumë »
Views: 1039 | Added by: edy | Date: 2009-02-20 | Comments (0)

« 1 2 3 4 »
Login form

Search

Calendar
«  Prill 2024  »
E diE hëE maE meE enjE prE sht
 123456
78910111213
14151617181920
21222324252627
282930

Entries archive

Site friends
  • Create your own site

  • Copyright MyCorp © 2024