Para disa vitesh Apple ka qenë para falimentimit, mirëpo sot kompjuterët e saj janë duke marrë çdo ditë e më shumë pjesë të tregut. Si rrjedhojë e kësaj, kompania Logitech ka paraqitur kamerën e saj të uebit e cila është dedikuar për përdorim nga kompjuterët Mac.Logitech QuickCam Pro Vision për Mac mund t’i falënderohet auto-fokusit dhe optikës së kompanisë me renome Carl Zeiss, si dhe kompatibilitetit me aplikacionet iChat e Skype.Falë auto-fokusit, fotografia do të jetë e pastër edhe në largësi prej vetëm dhjetë centimetrash, derisa auto-fokusi do të rregullojë çiltërsinë për më pak se tre sekonda.Sensori i integruar ka dy megapikselë, e teknologjia RightLight 2 kamerës i mundëson përshtatje automatike në situatat ku ka dritë të pamjaftueshme apo të dobët.
|
iPod-i i zakonshëm ju duket tepër i lirë, e në të njëjtën kohë iu shkon në nerva që hajnat e rrugës assesi të mos ju zgjedhin ju për t’iu plaçkitur? Krejt këto mund të zgjidhen me blerjen e iPod-it të dekoruar me ar 24 apo 18 karatësh.
Pra, sa i përket funksioneve, bëhet fjalë për një iPod Nano krejtësisht normal, respektivisht Touch – dallimi është vetëm në çmim, sepse për një Nano të artë do të duhet të ndani 644, e për Touch 823 dollarë. Ata mund të blihen në dyqanin online GoldStriker, i cili ka specializuar për ‘përpunimet’ e arta të pajisjeve të popullarizuara. Ajo që ju rekomandojmë është që pajisjen tuaj të mos ia tregoni gjithkujt. |
Seria e re e Sharp e LCD HD televizorëve e emëruar Aquos DX do të jetë e para e cila do të ketë të integruar player-in Blu-ray.Edhe pse rrallë kush prej nesh e ndjen se Blu-ray është bërë standard për riprodhimin e video materialeve, kjo në botë megjithatë ka ndodhur. Si dëshmi për këtë janë edhe televizorët e ri LCD nga kompania Sharp - Aquos DX, të cilët në masë të madhe kanë Blu-ray player të integruar në të.
Në këtë seri do të gjenden pajisjet me diagonale të ekranit prej 26, 32, 37, 42, 46 e 52 inçësh, derisa të gjithë do të kanë i HDTV tuner si dhe zmadhues nën ekran, mirëpo vetëm modelet prej 37 inçësh e lartë do të kanë rezolucion të plotë HD (high definition), gjersa dy modelet më të dobëta do të kanë rezolucion HD ready prej 1.366 x 768 pikselash. E mos të harrojmë se, në stilin tanimë standard të kompanisë Sharp, që të gjithë janë jashtëzakonisht të hollë.Çmimet do të dallojnë nga 1.963 për modelin më të lirë deri në 4.909 dollar ... Lexo më shumë » |
Lenovo ka paraqitur laptopin me dy ekrane LCD, që është një gjë e rrallë në botë kur bëhet fjalë për laptopët.
Qëkur ka marrë përsipër prodhimin e kompjuterëve nga IBM, Lenovo markën tregtare ThinkPad e ka zgjeruar në të gjitha llojet e mundshme të laptopëve, derisa IBM në formë konzervative mbahej vetëm për laptopët afarist. Shembuj të zgjerimit të përmendur janë konkurrenti super i lehtë ndaj atij Air të kompanisë Apple, modeli X300 si dhe një seri jashtëzakonisht e fuqishme e kompjuterëve W700. Pikërisht me këta kompjuterë W700 Lenovo ka vendosur të shkojë deri në fund; bëhet fjalë për laptopin me dy ekrane.Është e njohur që profesionistët, e veçanërisht ata që merren me grafikë, shpesh përdorin dy ekrane gjatë punës me kompjuter. Ekrani sekondar kryesisht shërben për mbajtjen e mjeteve të punës, derisa ai primar është sipërfaqe e punës. Pikërisht një sistem të tillë ofron ThinkPad W700ds. Ekrani sekond ... Lexo më shumë » |
Lenovo sot ka paraqitur desktopin IdeaCentre A600. Një kompjuter jashtëzakonisht interesant i vendosur në një vend, i cili sipas dizajnit dhe konfiguracionit ka vënë në shënjestër adhuruesit e filmave dhe multimedias.
Kompjuteri përmban ekranin e integruar 21.5 inçësh LCD me rezolucion të plotë high definition (1.920 x 1.080 piksela), derisa kënaqësinë e plotëson edhe më shumë sistemi i zmadhuesve me woofer dhe certifikatën Dolby Home Theatre si dhe teledirigjuesi me sensor të lëvizjeve i cili mund të shërbejë edhe si kontrollues për lojëra. Shfrytëzuesit mund të zgjedhin në mes ofertës më të gjerë të procesorëve Core 2 Duo, deri në 4 GB memorie DDR3, deri në një terabajt hapësirë për të dhëna si dhe grafikës ATI Radeon. Si opsion ekziston edhe Blu-ray, që sigurisht do të jetë përzgjedhje standarde e shumicës së përdoruesve, si dhe lidhja pa tela për internet. Shitja e tij fillon në muajin prill, derisa çmimi është prej 999 dollarë ... Lexo më shumë » |
Nokia mund të lavdërohet me shitjen mjaft të mirë të celularit të saj multimedial Nokia 5800 XpressMusic. Nga fillimi i shitjes në muajin tetor të vitit të kaluar deri më tani janë shitur një milion pajisje të këtij lloji në tregje të ndryshme.
Nokia 5800 XpressMusic është celulari i parë i kompanisë në tregun masiv me ekran të ndjeshëm në prekje të diagonales prej 3.2 inçësh. Siç dihet, pajisja posedon edhe 8 GB të memories së integruar, zmadhues stereo dhe konektor prej 3.5 milimetrash për dëgjuese dhe fotoaparat 3.2 megapikselësh me optikë të Carl Zeiss. Performansa e tij është e përshtatur për qasjen e shpejtë në muzikë, shfletim të internetit dhe shkëmbim të fotografive apo videove në shërbimet e popullarizuara online si Flickr, Facebook dhe Ovi. Shitja ka filluar suksesshëm në Britani të Madhe, derisa në tregjet tjera pritet të arrijë gjatë këtij viti. |
Kompania Dell ka paraqitur modelet e reja të desktopëve nga linja e njohur Studio XPS, e cila është e dedikuar për përdoruesit që kërkojnë pak më tepër dhe për adhuruesit e lojërave kompjuterike. |
Testet më të fundit të Windows 7 gjoja kanë mundësinë e shkyçjes së Internet Explorer 8 me anë të kornizës së dialogëve Windows Features. Sipas pohimeve të testuesve të cilët i kanë përdorur versionet eksperimentale të Windows 7, siç është ai 7048, Internet Explorer i është shtuar funksioneve të shumta të Windows të cilat mund të shkyçen me anë të dialogut Windows Features. I njëjti dialog ekziston në versionin eksperimental publik të Windows 7, mirëpo Internet Explorer nuk është në listën e funksioneve. Supozohet se falë kësaj mundësie Microsoft dëshiron të përmbushë kërkesat e Komisionit Evropian i cili kërkon mundësinë e shitjes së sistemeve operative Windows pa Internet Explorer të integruar në to |
Janë paraqitur thashethemet se pajisja Palm Pre është shtyrë përbrenda kompanisë, që do të mund të ndikojë në datën e paraqitjes së këtij telefoni të mençur.
Sipas raportimeve të portalit TinyComb, Palm brenda kompanisë ka shtyrë paraqitjen e telefonit Pre. Burim i thashethemeve gjoja është një i punësuar i kompanisë Pal, e nëse kjo do të reflektohet në datën e lansimit të këtij celulari të shumëpritur ende mbetet e panjohur. Ishte paraparë që Pre të paraqitet në mesin e këtij muaji, gjë që do të jetë shumë e vështirë nëse informacionet e fundit dëshmohen të janë të sakta. Gjatë paraqitjes së parë të këtij celulari Palm kishte deklaruar se ai do të del në treg në pjesën e parë të këtij viti. Është interesante se në të gjitha paraqitjet e tij gazetarët nuk e kanë pasur rastin ta përdorin pajisjen me duart e tyre. Në vend të kësaj, mundësitë e celularit dhe sistemit ... Lexo më shumë » |
|