Janë paraqitur thashethemet se pajisja Palm Pre është shtyrë përbrenda kompanisë, që do të mund të ndikojë në datën e paraqitjes së këtij telefoni të mençur.
Sipas raportimeve të portalit TinyComb, Palm brenda kompanisë ka shtyrë paraqitjen e telefonit Pre. Burim i thashethemeve gjoja është një i punësuar i kompanisë Pal, e nëse kjo do të reflektohet në datën e lansimit të këtij celulari të shumëpritur ende mbetet e panjohur. Ishte paraparë që Pre të paraqitet në mesin e këtij muaji, gjë që do të jetë shumë e vështirë nëse informacionet e fundit dëshmohen të janë të sakta.
Gjatë paraqitjes së parë të këtij celulari Palm kishte deklaruar se ai do të del në treg në pjesën e parë të këtij viti. Është interesante se në të gjitha paraqitjet e tij gazetarët nuk e kanë pasur rastin ta përdorin pajisjen me duart e tyre. Në vend të kësaj, mundësitë e celularit dhe sistemit
...
Lexo më shumë »